×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja e Marigona Osmanit- Mbrojtja e Krivaqës mundohet t’ia zbusë dënimin, i propozon gjykatës një ekzaminim të ri

    Insajderi
    24 January 2023 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot Gjykata Themelore e Ferizajt ka aporvuar kërkesen e mbrojtjes që Krivaqës t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikike. Sipas kërkesës që ka siguruar Gazeta Insajderi avokati mbrojtës i Dardan Krivaqës, Admir Salihu, ka propozuar që t’i bëhet ekzaminimi-observimi psikologjik, psikiatrik dhe psikiotik.

    Sipas avokatit kjo kërkesë po bëhet për të parë gjendjen psikiatrike për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike.

    Një ndër aryset e gjendjes së rëndë që ka përmendur Gjykata është edhe aryseja e përdorimit të lëndëve narkotike.

    “I akuzuari Dardan Krvvaqa është nën ndikimin e substancave narkotike dhe duke u bazuar në raportin mjekësor dhe duke vlerësuar gjendjen e rëndë psikologjike nën ndikimin e substancave narkotike dhe duke u bazuar në raportin mjekësor të ekzamenimit të përgjithshëm shëndetësor, sa i përket gjendjes psikologjike kërkohet të konsultohet me një psikiatër”, ka thënë mjeku dëshmitar.

    Ndërsa Krivaqa është konstatuar me diagnozën F 38 dhe me sindromen e abztencës.

    Sipas avokatit kjo kërkesë po bëhet për të parë gjendjen psikiatrike për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike.

    Ndërsa trupi gjykues në seancën gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut ka aprovuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Krivaqës.

    Krivaqën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

    Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

    Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, par. 4, nënpar 4.1, lidhur me par.1 të Kodit Penal.

    Sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, i pandehuri Arbër Sejdiu më 21 gusht 2021, në banesën e të pandehurit të parë në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje i kishte ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa në kryerjen e veprave penale të dhunimit dhe vrasjes. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark