×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vrasja e Nusret Cenës, flet kryetari i Hanit të Elezit: Jam i shokuar

    Insajderi
    24 January 2023 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka folur për vrasjen e shokut dhe bashkëluftëtarit të tij, Nusret Cenës.

    “Jam i shokuar”, ka thënë Ballazhi për Gazetën Insajderi, i cili ka treguar se me Cenën kanë qenë bashkë në luftë.

    Shiko momentin e vrasjes së Nusret Cenës:

    Ai ka thënë se ende nuk ka komunikuar me familjarët e Cenës, dhe se nuk ka informata të sakta se si ka ndodhur rasti.

    Nusret Cena, ish-vetarni i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vrarë mbrëmë më një breshëri plumbash.

    Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, derisa Prokuroria ka thënë se “hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark