×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Remzi Hoxhës, Artan Hoxha: Ish agjenti i SHIK-ut është arratisur në Brazil

    Insajderi
    25 October 2021 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ilir Kumbaro ndodhet në Brazil! Gazetari Artan Hoxha tha në studion e ABC tha se kishte mësuar nga burimet e tij se Kumbaro ishte arratisur nga Britania e Madhe për t’u shpërngulur në Kinë. Ndërkohë që duket se ka lëvizur sërishë por kësaj here në një vend të Amerikës Latine.

    “Ilir Kumbaro në Amerikën latine. Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete. Informacioni i fundit ishte se mund të ishte larguar nga Britania në Kinë. Nga kërkimet që kanë bërë vetë bashkëpunëtorët e vet, ai ndodhet në Brazil. Nuk po punohet ende në Shqipëri. Është një ngjarje që e ka penalizuar Shqipërinë gjithandej. Është një ngjarje që ka emra, ka autor. Prokurori që hetoi çështjen, vdiq në rrethana që nuk i sqaruam dot kurrë. Drejtori i SHIK-ut të Tiranës u rikthye në detyra të rëndësishme dhe shërbeu si drejtor i tatimeve”, u shpreh Artan Hoxha.

    Ilir Kumbaro është një prej të akuzuarve për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995. Ai ka kërkuar azil politik në Londër, qysh në vitin 1996, ku jetonte me identitet të rremë. Ish- kryetari i Degës së Parë Operative në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë mbante emrin Shaqa Shatri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark