×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vrasja makabre në Gjinkologji – Dalin detaje e policisë: Gruaja shtatzëne ishte 35 vjeç

    Insajderi
    30 November 2022 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit të Gjinekologjisë. E njëjta dyshohet se është vrarë nga burri i saj. Gazeta Insajderi ka mësuar se viktima ishte shtatzënë.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

    Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

    “Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e PK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark