×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasja në Llaushë, aprovohet kërkesa e avokatit që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminim psikiatrik

    Insajderi
    14 January 2022 - 17:48

    Elvir Imeri, avokati i të dyshuarit për vrasjen e para pak ditëve në Llaushë të Skenderajt, thotë se Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka aprovuar propozimin e tij dhe ka urdhëruar Institutin e Psikiatrisë Forenzike që të kryejë ekzaminimin psikiatrik të të dyshuarit për vrasjen.

    “Sot me dt.14.01.22 kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore ne Mitrovice dhe me këtë rast dua te konfirmoj se gjykata ka aprovuar propozimin tim dhe ka urdhëruar Institutin e Psikiatrise Forenzike qe te kryej ekzaminimin psikiatrik lidhur me te mbrojturin tim”, ka thënë Imeri Gazetën Insajderi

    Ai thotë se një propozim i tillë është bërë për të vërtetuar “Nëse ne kohen e kryerjes se veprës penale i pandehuri a ka qene ne gjendje te paaftësisë mendore ose aftësisë se zvogëluar mendore”.

    “Propozimin për ekzaminimin psikiatrik lidhur me te mbrojturin tim e kam bere konform me  nenin 508 te KPPRK-se si dhe nenin 146  te po te njëjtit kod.Ekzaminimi duhet te kryhet brenda dy javësh nga lëshimi i këtij urdhëri”, ka përfunduar Imeri për Insajderin

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark