×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vrasja në shesh-xhirim nga aktori, mësohet kush ishte përgjegjës i armës

    Insajderi
    23 October 2021 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktori Alec Baldwin aksidentalisht qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza në xhirimet e filmit të tij të ri.

    Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja, pasi mësohet se aktori e mori armën nga një ndihmës regjisor, i cili i tha se është e sigurt.

    Baldwin nuk e dinte se arma mbante plumba të vërtetë. Ajo kishte brenda 5 plumba, ndërsa vetëm njëri ishte i vërtetë, plumb që i mori jetën edhe gruas 42-vjeçare.

    Një vajzë 20 vjeçe ishte përgjegjëse për kontrollin e armëve, teksa për vajzën e re kjo ishte puna  e parë që bënte, shkruan BBC.

    Kujtojmë që aktori që qëlloi aksidentalisht Halyna Hutchins 42 vjeç, ishte nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark