×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrau të dashurën argjentinase në Fushë Kosovë, dy muaj të tjerë paraburgim për të dyshuarin

    Insajderi
    01 September 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj personit që dyshohet se vrau në Kosovë të dashurën e tij, shtetase argjentinase.

    E.N sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj shtesë.

    “Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, tha për Gazetën Insajderi Mirlinda Gashi zëdhënëse e Gjykatës.

    Shtetasja argjentianse, Maria Clara Udangaray, ka vdekur në Fushë Kosovë më 2 gusht. Autoritetet kishin arritur ta arrestonin E.N me shtetësi zvicerane si të dyshuar për rastin.

    Ndërkohë që kufoma e argjentinases ende gjendet në Kosovë dhe s’është dërguar ende tek familja në Argjentinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark