×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vrioni gol e asist në kampionatin austriak, Lushkja e mbyll sezonin me gol në Moldavi

    Insajderi
    14 May 2022 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gola shqiptarësh janë shënuar ditën e sotme në disa kampionate. Pas Odise Roshit i cii gjeti golin e parë në Turqi me Bulasporin, ishte radha e Regi Lushkjes me Sheriff Tiraspolin dhe Giacomo vrionit me Tirolin.

    Ish-futbollisti i Laçit arriti të mbyllë këtë sezon me gol, teksa shënoi me penallti për skuadrën e tij në Moldavi. Interesante ishte se futbollisti nga Kavaja shënoi golin ndaj Sf.Gheorge, skuadër ndaj të cilët kishte shënuar edhe golin e parë me Sherifin në kampiontin moldav.

    Ditën e sotme shkëlqeu edhe Vrioni, i cili ishte protagonist me gol dhe asist në fitoren e skuadrës së tij në kampionatin austriak.

    Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë dhe asistoi të katërtin në fitoren 4-2 të Tirolit ndaj Hartberg. SHIKO GOLIN

    Ky ishte goli i 16 i Vrionit, që është i dyti në renditjen e golashënuesve, pas Adeyemit, që ka shënuar 19, teksa vlen të theksohet se sulmuesi shqiptar ka dhënë edhe 4 asiste këtë sezon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark