Vritet gazetari që u shpall i zhdukur në Afganistan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vritet gazetari që u shpall i zhdukur në Afganistan

    Insajderi
    14 July 2019 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia afgane thotë se një gazetar është vrarë në provincën Paktia, në lindje të Afganistanit.

    Trupi i pajetë i Nader Shah Sahibzada – gazetar në Radio Gardez – u gjet më 13 korrik, vetëm një ditë pasi u shpall i zhdukur.

    Shefi i policisë, Mohammad Hosman Jahnbaz tha se ende nuk është e qartë nëse vrasja e tij është e lidhur me punën që Sahibzada bënte.

    Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit.

    Talibanët dhe grupi militant, Shteti Islamik në të kaluarën kanë kryer sulme që kanë pasur për cak gazetarë.

    Afganistani është vendi më vdekjeprurës për gazetarët në mbarë botën. Vetëm vitin e kaluar, në këtë shtet u vranë 13 gazetarë, thuhet në të dhënat e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, organizatë me bazë në Nju Jork.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark