×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vritet me armë zjarri biznesmeni shqiptar

    Insajderi
    23 October 2021 - 22:10

    Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmje e së shtunës në Fier.

    Policia tha se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ‘Rreth-rrotullim i QTU-së’, ku nga një automjet tip ‘Benz’ është qëlluar me armë zjarri shtetasi Demir Backa, 57 vjeç, i cili ndodhej brenda automjetit të tij tip “Audi”.

    Si pasojë e plagëve të marra 57-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

    Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes, tha policia.

    Mësohet se viktima ishte biznesmen, pronar i një hoteli në Fier dhe në Vlorë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark