×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vritet një ushtar në Austri gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë

    Insajderi
    06 January 2023 - 10:11

    Një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në një bazë ajrore në qytetin austriak të Viner Neustad, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.

    “Në bazën ajrore në Viner Neustad, ushtari që ishte duke bërë roje u vra dhe një tjetër ushtar u plagos gjatë një shkëmbimi të shkurtër zjarri para orës 07:00 të ditës së sotme”, tha zëdhënësi i Ministrisë austriake të Mbrojtjes, Michael Bauer.

    Agjencia austriake e lajmeve APA, raportoi se ushtari ishte duke bërë roje dhe hapi zjarr gjatë një argumenti.

    Sipas kësaj agjencie, ai më pas u qëllua nga një oficer ushtarak me gradë më të lartë./REL

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark