×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vritet një vullnetar amerikan në Ukrainë

    Insajderi
    01 May 2023 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ish-marins amerikan raportohet se është vrarë në periferi të Bakhmutit.

    Cooper “Harris” Andrews u godit nga një mortajë më 19 prill të këtij vit, sipas cnn, duke cituar nënën dhe kolegët e tij në Ukrainë.

    Ai u vra në të ashtuquajturën “Rruga e Jetës”, një rrugë hyrëse në Bakhmut e përdorur nga ushtria ukrainase për të rifurnizuar forcat e saja dhe evakuuar civilët.

    Një grup aktivistësh i quajtur “Komiteti i Rezistencës” ku punonte Andrews, tha se ish-marinsi ishte përpjekur të ndihmonte civilët të largoheshin nga qyteti.

    Nëna e tij, Willow Andrews, i tha CNN se “trupi ende nuk është gjetur”.

    Ajo tha se ai u largua në muajin nëntor nga qyteti i tij i lindjes, Cleveland, dhe iu bashkua Legjionit të Huaj të Ukrainës.

    Departamenti Amerikan i Shtetit tha se mund të “konfirmonte vdekjen e një qytetari amerikan në Ukrainë”, por nuk dha një emër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark