×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq nga Tirana: Jemi pranë Rusisë

    Insajderi
    06 December 2022 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti serb Aleksandër Vuçic ka mbërritur në samitin e BE në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

    Vuçiq para mediave tha se Serbia është shumë pranë Rusisë, shkruan Insajderi.

    “Pas konsultimeve vendosëm të vinim e të diskutonim të gjitha çështjet dhe të kemi mundësi të themi se çfarë mendojmë dhe të mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe të negociatave me BE.

    A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Nuk po them se nuk jam por jam vetëm realist. Ne jemi këtu për ti dëgjuar ata dhe në fund do shpjegoj qëndrimin e Serbisë

    “Është e rëndësishme që të marrim mbështetjen e BE për energjinë… këto janë sinjale të mira shenja të mira për të gjitha vendet tona në Ballkan. Të tjera nga ato që do të dëgjojmë është për strategjinë e Be në të ardhmen dhe kjo ka rëndësi të madhe për ne. Serbia është vend i pavarur ne i dimë vendimet tona. I njohim detyrimet tona

    Po ashtu kemi një situatë ndryshe sa I takon integritetit terriotorial të Serbisë që është shkelur në mënyrë të tmerrshme në 98-99.

    Serbia është shumë pranë Rusisë është vend i pavarur nëse fakti që ne jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar do të thotë se ske për cfarë ta kritikosh.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark