×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq: E dinë njerëzit tanë se ku ndodhen snajperët e tyre, e dinë se çfarë armësh kanë ata, njerëzit tanë i dinë të gjitha

    Insajderi
    20 September 2021 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar vendosjen e masës së reciprocitetit nga ana e Prishtinës zyrtare për targat, ndërsa u ka bërë thirrje serbëve në veri që të protestojnë të qetë.

    Vuçiq në një adresim sonte në Beograd për media, tha se pala serbe qysh mbrëmë ishte në dijeni për veprimet e sotme të Prishtinës zyrtare.

    “Mbrëmë, ne e dinim se çfarë po planifikonte Prishtina. Sot, pas orës gjashtë, ato forca u zhvendosën në veri të Kosovës. Ky është inkursioni i gjashtë, por më brutal deri më tani,” tha Vuçiq, duke shtuar se në veri “po hiqen targat e një shteti sovran”.

    Vuçiq akuzoi Prishtinën zyrtare se “nuk po i përmbush obligimet e saj nga marrëveshja me Beogradin”.

    “Ne kishim dy marrëveshje, nga 2011 dhe 2016. Këto janë 4 marrëveshje për lirinë e lëvizjes. Thelbi është se këto janë të ashtuquajturat tabela të KS, të cilat e zgjatën vlefshmërinë nga 2011 në 2016, dhe pastaj deri në vitin 2021. Detyrimi themelor i Prishtinës ishte formimi i asociacionit të komunave serbe”, tha ai.

    “Prishtina tha në dialogun e fundit se nuk do të diskutonte asgjë përveç të zhdukurve, dhe kur çështja doli, ata thanë se nuk do të bisedonin derisa Velko Odaloviq ishte kreu i Komisionit. Ata na kërkuan për 22 lokacione, ne jemi hetuar 22. Dhe ata nuk hetuan 9 nga 10 që ne po kërkonim. Ne nuk mund të zëvendësojmë eshtrat e njerëzve sepse ata thonë se nuk do të bëjnë derisa të zëvendësojmë Velko Odaloviq,” vuri në dukje Vuçiq.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë “që të mos bien në provokimet e Prishtinës”.

    “Porosia për qytetarët serbë në Kosovë. E dinë njerëzit tanë se ku ndodhen snajperët e tyre, e dinë se çfarë armësh kanë ata, njerëzit tanë i dinë të gjitha. I lusim njerëzit tanë të protestojnë të qetë dhe pa incidente”, tha Vuçiq.

    Vuçiq ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10:00, për shkak të ngjarjeve të sotme në Kosovë. Para këtij takimi ai do të takohet edhe me përfaqësuesit e QUINT-it.

    Ndryshe, Policia e Kosovës sot ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve serbë afër kufirit të Bërnjakut, pasi ata kundërshtuan t’i largojnë automjetet e tyre për ta zhbllokuar rrugën.

    Serbët protestuan për shkak të masave të reciprocitete të palës kosovare ndaj targave serbe, pas skadimit të marrëveshjes më 15 shtator.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark