×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vuçiq i blen ushtrisë serbe dronë kamikaz nga arabët, e përmend luftën

    Insajderi
    21 February 2023 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe ku po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Armëve. Gjatë kësaj vizite ai do të nënshkruajë kontratën e parë për blerjen e dronëve kamikaz.

    Vuçiq ka deklaruar se dronët kamikaz në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë në Ushtrinë Serbe.

    Ai ka përmendur deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë. Sipas tij, pozicioni i Serbisë mund të komplikohet.

    “Në bazë të asaj që mund të shihja nga deklaratat e Putinit është e qartë se ai do të vazhdojë ashpër luftën në Ukrainë e cila si çdo përshkallëzim i konfliktit do të komplikojë më tej pozicionin e Serbisë në politikë dhe pozicionin ushtarak”, ka deklaruar Vuçiq, përcjell Insajderi.

    Presidenti serb shtoi se pret që brenda këtyre ditëve të shohin ndryshime të rëndësishme politike ndaj Serbisë, si nga pala perëndimore ashtu edhe nga faktorë tjerë ndërkombëtar.

    Vlen të theksohet se më 27 shkurt kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel me kërkesë të përfaësuesve të Bashkimit Evropian. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark