×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i cakton vet çmimet e produkteve, në konferencë shfaqet me shportë

    Insajderi
    08 September 2023 - 16:13

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, në një konferencë për media në Beograd ka bërë të ditur se është arritur marrëveshje me prodhuesit dhe tregtarët për uljen e çmimeve në dyqane, në të gjitha rrjetet e shitjes, për 20 produkte bazë. Këto produkte, nga e mërkura do ta kenë tiketën “çmim më i mirë”

    “Kam kërkuar nga ministri i Tregtisë, Tomislav Momiroviq, që të përpiqemi të bëjmë disa gjëra në përpjekje të përbashkëta me prodhuesit dhe tregtarët dhe u jam mirënjohës të gjithëve”, ka thënë Vuçiq në konferencë ku edhe mbante një shportë me produkte përpara vetes.

    Vuçiq ka numëruar një nga një produktet të cilat do të shënohen me logon “Çmimi më i mire”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark