10:42 - 01 Mars 2023

Agjensioni propagandistik shtetëror rus i lajmeve “Tass” ka cituar fjalët e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ky i fundit në një intervistë për televizionin publik serb shprehet liderët perëndimor në bisedime me të gjoja ia kanë “pranuar përfshirjen e tyre në luftën në Ukrainë ndonëse për këtë nuk flasin publikisht”, transmeton Insajderi.

“Ata [liderët perëndimorë] më thanë: Kemi luftë në Evropë, ne jemi pjesë e saj, edhe nëse nuk e themi publikisht”, e citoi agjensioni propagandistik shtetëror “Tass” Aleksndar Vuçiq.

Tass gjithashtu e citon Vuçiqin se Serbia “respekton integritetin territorial të Ukrainës, por se edhe nuk i vendos sanksione Federatës Ruse”.

Vuçiq tha se Serbia po pezullon përkohësisht stërvitjet ushtarake dhe policore me të gjithë partnerët e huaj, sipas TASS. Agjencia e lajmeve ruse shton se Vuçiq vuri në dukje se Serbia i konsideron Rusinë dhe Ukrainën si shtete vëllazërore, i vjen keq për atë që po ndodh në lindje të Evropës dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare për Kievin./Insajderi/