×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq me shembuj me portokall kërkon largimin e të gjitha trupave nga Kosova

    Insajderi
    21 September 2021 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Seanca e Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë në të cilin u diskutua për ngjarjet e fundit në Kosovë ka përfunduar.

    Seanca filloi në orën 10 të mëngjesit, siç ishte paralajmëruar më parë.

    Duke iu drejtuar publikut, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili drejtoi atë seancë, ka thënë se dje se ka marrë një propozim për zgjidhjen e situatës në vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak, por se e ka refuzuar atë propozim, për çka edhe ka marrë pëlqimin e Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

    Në fillim të fjalimit të tij para publikut, ai tha se është analizuar situata në ushtrinë serbe, si dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mbi armatimin e ushtrisë, si dhe të policisë.

    Gjithashtu, Vuçiq thotë se, ne diskutuam për situatën në Kosovë, “veçanërisht pas aksionit kriminal të Prishtinës dhe hyres së gjashtë në veri të Kosovës, me përdorimin e automjeteve të blinduara, me pushkë të gjata dhe të maltretimit të qytetarëve”.

    “Ne kemi arritur në përfundim, se Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë. Deklaratat në të cilat na barazojnë dhe thonë se të dy vendet janë fajtore janë të papranueshme”, ka pretenduar ai.

    Ai gjithashtu theksoi se dje ka marrë një propozim se si duhet të duket një zgjidhje kompromisi. “Unë e refuzova sepse ajo nuk është kompromis dhe sepse e kthen Serbinë prapa. Shkurt – kjo është një zgjidhje sipas së cilës 70 për qind të asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin, që ta harronin atë, por ata do të fusnin 20 deri në 30 për qind të masave, kështu që, ne do të dukeshim se kemi pasur sukses më shumë se ata”, pretendon presidenti i Serbisë.

    “Unë refuzova këtë sepse thjesht jam lodhur nga politikat e aktit të kryer” , ka shtuari Vuçiq.

    Ai thotë se i  bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare “ta mbushin mend Prishtinën në mënyrë që Serbia të mos ketë nevojë të ndërmarrë asnjë masë”, njëkohësisht ka kërcënuar Vuçiq.

    Vuçiq këtë e arsyetoi me një shembull të blerjes së portokallit.

    “Kur bleni pesë kilogram portokall, paguani ato 1.000 dinarë. Dhe pastaj i thoni shitësit më jepni portokallat, e ai thotë: E dini, duhet të jepni më shumë. Dhe pastaj fillon  grindja dhe vjen një polic dhe ju thotë: ju jeni të njëjtë. Pasi jeni të njëjtë, shtoni edhe nja 300 dinarë dhe kjo është një zgjidhje kompromisi. Ne nuk do t’u përgjigjemi më trukeve të tilla barbare … Zgjidhja e vetme është tërheqja e të gjithë trupave nga Kosova, kthimi në situatën e mëparshme, dhe pastaj shkojmë në Bruksel dhe, nëse është e mundur, merremi vesh. Ne jemi gati për një marrëveshje”, ka thënë Vuçiq.

    Pas seancës, e cila po mbahet me dyer të mbyllura, dhe siç ishte paralajmëruar më parë, disa nga anëtarët e Këshillit do t’u drejtohen mediave.

    Në seancë morën pjesë ministrat Nebojsha Stefanoviq, Aleksandar Vullin, si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe Millan Mojsilloviq dhe Drejtori i BIA -s Bratisllav Gashiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark