×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq reagon pas arritjes së marrëveshjes mes KEDS-it dhe Elektrosever

    Insajderi
    10 December 2023 - 13:45

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi KEDS dhe Elektrosever kanë nënshkruar kontratën për normalizimin e shpërndarjes dhe të furnizimit me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës

    Vuçiq u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje, e cila sipas tij, do të shmangë që qytetarët në komunat veriore të mbesin pa energji.

    Ende jemi duke shikuar detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën, siç e dini rrymën e kanë paguar vetëm 11 për qind e veriut, jam i kënaqur që KEDS dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje dhe kështu shmanget çdo mundësi që popullata  në veri të jenë pa energji elektrike”, tha ai.

    Presidenti serb theksoi se kjo është gjëja më e rëndësishme.

    Qëllimi i kësaj marrëveshje sipas KEDS është normalizimi i shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark