×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Vuçiq: Serbia e ka humbur luftën me Kosovën qysh në shekullin 19

    Insajderi
    12 January 2021 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për ortekun e reagimeve negative që kanë vazhduar për disa ditë pasi kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë,  Vlladan Kostiq konfirmoi pretendimet e tij të mëparshme se Serbia nuk kontrollon Kosovën dhe se nuk ka status quo, Vuçiq thotë se “kjo nuk është lehtë të thuhet dhe se në disa çështje pajtohet me pikëpamjet e tij, por nuk e kupton atë lloj fushate negative.

    “Si e para, unë nuk e kuptoj histerinë për shkak të fjalëve të Vllado Kostiqit, kryetarit të ASHAS, me të cilin kam shumë mosmarrëveshje ose nuk pajtohem”, ka pretenduar ai.

    Ai shtoi, nga ana tjetër, nuk mund të them se të gjitha argumentet e tij janë “budallaqe dhe të pasakta” dhe se ka pretendime të sakta.

    Ai thotë se Kostiq tregoi guxim dhe përgjegjësi për të zbuluar një pozicion i cili nuk është i shumicës.

    “Ashtu siç erdhën “histeritë” kundër meje kur fola për nevojën e demarkacionit, sulme nga të gjitha anët, dhe askush kurrë nuk më ofroi ndonjë alternativë tjetër përveç ‘pritjes’. Çfarë të presim, madje nuk e di se çfarë do të presim”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb TV Happy.

    Ai gjithashtu shpjegoi se si numri i serbëve në Kosovë ka qenë në rënie që nga vitet 1960 dhe se Serbia e ka humbur luftën në fund të shekullit të 19-të./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark