×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq thotë se marrëveshja me Kosovën mund të arrihet ‘pasnesër’ nëse Kurti bën këtë gjë

    Insajderi
    18 January 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet pasnesër.

    Ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se pret një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë në muajt e ardhshëm, ka thënë se kjo është e mundur nëse Kurti heq dorë, siç është shprehur ai, nga idetë separatiste.

    Kur është pyetur se si e sheh Rezolutën e Parlamentit Evropian për harmonizimin e politikës së jashtme, Vuçiq ka thënë se është më pak i interesuar për këtë gjë e më shumë i interesuar për pjesën ku thuhet e Kosova e pavarur është një proces i pakthyeshëm.

    Vuçiq ka deklaruar se 2023 do të jetë një ndër vitet më të vështira në historinë moderne për Serbinë, në kuptimin ekonomik dhe politik. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark