×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Trenin e ndala për të parandaluar vdekjet nga të dyja anët

    Insajderi
    15 January 2017 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeminsitri serb, Aleksandar Vuçiq ka dhënë të tjera deklarata lidhur me dështimin e linjes hekurudhore të Serbisë “Beograd-Mitrovicë” duke u ndaluar në Rashkë.

    Madje ka thënë se nëse treni do të hynte në Kosovë, do të  kriste lufta.

    “Shumë serb janë të zemëruar se pse nuk e dërguam trenin në Mitrovicë, ne mund ta bënim këtë, por do të kishte të vdekur në të dyja anët”, ka thënë Vuçiq.

    Për të shmangur këtë, Vuçiq ka thënë në televizion “Pink” të Serbisë, se kanë ndaluar dërgimin e trenit në Mitrovicë edhe pse e ka ditur se do të akuzohet nga serbët si një “humbës”.

    “Ne nuk jemi fajtor pse treni ka atë dukje, që mund ta pëlqej dikush apo jo. Të njëjtit donin që të anëtarësoheshin në UNESCO si shtet i pavarur duke u mburrur me të njëjtën trashëgimi. Ata janë irrituar nga afresket. Ose i ka penguar ngjyra kuqe-kaltër-bardh apo ndoshta thënia se Kosova është Serbi. Besoni, se nuk asgjë të keqe në gjithë këto”, ka thënë kryeministri serb.

    Megjithatë sipas Vuçiqit, reagimi i autoriteteve kosovare duke dërguar njësi të armatosur speciale të policisë në vendbanimet serbe ka qenë një kërcënim për serbët.

    “Ata okupuan stacionin e trenit në Jarinje për ta ndalur trenin. Thaçi dhe Mustafa nuk e di nëse kanë marrë leje nga NATO. Por policët erdhën aty me pushkë”, ka thënë Vuçiq.

    Madje ai tha se trenin e linjës Beograd-Mitrovicë e ka parë për herë të parë në televizion kur u prezantua nga drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq.

    Gjithashtu ka treguar se ka telefonuar personalisht  Catherine Ashton dhe Federica Mogherini, të cilave u ka kërkuar që ROSU të mos ketë të drejtë të ndërhyjë në veri pa leje.

    “Kjo ka ndodhur dje sepse ata dëshironin të provokojnë një konflikt”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark