×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi: Prishtina deshi të na fuste në luftë me NATO-n dhe botën

    Insajderi
    02 February 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, sot gjatë seancës së kuvendit teksa prezantoi raportin për negociatat me Kosovën, tha se liderët kosovarë synuan të përfshin Serbinë në luftë me NATO-n.

    Vuçiq, tutje akuzoi oponentët e tij politikë se ishin pjesëmarrës nëpër barrikadat e vendosura në komunat veriore të Kosovës, raporton Danas.

    “Në ngjarjet e mëparshme, autoritetet e Prishtinës kishin një synim ta fusin Serbinë në konflikt me NATO-n dhe gjithë botën. Më pas u arrestuan Pantiq, Trajkoviq, Sofronijeviq. Pas kësaj, serbët ngrihen në barrikada. Ja ku janë, të gjithë këta njerëz ishin në barrikada, disa prej tyre ishin edhe organizatorë”, deklaroi Vuçiq në parlamentin serb.

    Deklarimet e tij propagandistike u bënë një ditë pas bisedave me sekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili e quajti Vuçiqin konstruktiv. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark