×
  • Lajme
  • Lajme

    VV ia përsërit ambasadorit të BE në Kosovë: Asociacioni ka vdekur

    Insajderi
    26 October 2020 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, në zyret e Grupit Parlamentar ka pritur Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian Tomas Szunyog.

    Takimi kishte karakter njoftues mbi punën e Komisioneve Parlementare dhe rolin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në raport me to.

    “Takimi kishte karakter njoftues mbi punën e Komisioneve Parlementare dhe rolin e Grupit Parlamentar të LV në raport me to. Ambasadori Szunyog mes të tjerash vuri theks të veçantë tek projektligji për Financimin e Partive Politike dhe votimin për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtje të Dhënave Personale dhe Privatësi”, thuhet në njoftimin e VV-së.

    Ai poashtu tha se agjenda evropiane duhet të jetë prioritet i të gjitha subjekteve dhe grupeve parlamentare.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e VV-së e njoftuan ambasadorin për punën e Kuvendit, me theks tek interpelancat të cilat janë mbajtuar deri tani e tjerat që priten të mbahen në javët në vijim.

    Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku tha se e sheh të dëmshëm vendimin e Qeverisë për shuarjen e Task-forcës së Anti Korrupsion dhe për këtë duhet kërkuar llogari.

    Në këtë drejtim, ajo tha se komisioni të cilin ajo e drejton do të bëjë çmos që kjo çështje ta merrë vëmëndjen dhe trajtimin e duhur.

    Kurse, shefi i grupit parlamentar të VV-së Rexhep Selimi në lidhje me marrëveshjen e Asociacionit të Komunave serbe ripërsëriti qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila që nga fillimi e ka konsideruar të dëmshme atë dhe që tashmë e sheh edhe të vdekur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit të 2015.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark