×
  • Lajme
  • Lajme

    Washington Post për rezolutën e LDK-së: Të gjithë e përkrahën, por jo të gjithë e votuan

    Insajderi
    01 November 2018 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për dështimin e rezolutës së propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që, për qëllim kishte ndalimin e presidentit që të negocjojë për territorin e Kosovës me Serbinë, ka shkruar sot edhe Washington Post.

    Me titullin Kosova nuk po arrin të miratojë rezolutën që ndalon ndryshimet kufitare fillon shkrimi i të përditshëm amerikane.

    Partitë politike të Kosovës nuk kanë arritur të miratojnë rezolutën e cila i ndalon cilido udhëheqës, përfshirë presidentin, që të negociojë ndryshimet kufitare me Serbinë.

    Të gjitha partitë e kanë mbështetur rezolutën, por në ditën e sotme (e enjte) jo të gjitha partitë e kanë votuar atë, kjo sipas Washington Post ka ndodhur për shkak të abstenimeve të shkaktuara nga mosmarrëveshjet politike.

    Më tej në shkrimin, thuhet se Presidenti Hashim Thaçi ka favorizuar një “korrigjim kufitar” me Kosovën duke marrë Luginën e Preshevës jugore të Serbisë, por duke mos dhënë asgjë në këmbim.

    Bashkimi Evropian u ka thënë të dyja palëve Kosovës dhe Serbisë se ata duhet të normalizojnë marrëdhëniet para se të mund të bashkohen.

    Theksojmë se propozimi i rezolutës për ndalimin e Presidentit, Hashim Thaçi që të diskutojë për çështjen e kufijve me Serbinë erdhi nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark