×
  • Kulturë
  • Hulumtime/Analiza

    “Watercycle” videoperformanca nga Erëmira Çitaku dedikuar Shaqir Hotit

    Insajderi
    07 July 2021 - 14:58

    Besarta Kalaja

    Erëmira Çitaku është një flautiste klasike improvizuese, organizatore e ngjarjeve, gjithmonë e hapur për ide të reja, eksperimente dhe bashkëpunime me artistë nga të gjitha zhanret e artit.

    Në biblotekën kombëtare të Kosovës ‘’Pjetër Bogdani’’ është mbajtur premiera e projektit  “Watercycle” nga Erëmira Çitaku bashkëpunim me kolegë dhe studentë të UP-së. “Watercycle” është videoperformanca me koncept, muzikë dhe interpretim.

    Erëmira Çitaku dhe Liburn Jupolli, në një intervistë për Gazetën Insajderi kanë folur në detaje për iden, konceptin dhe zhvillimin e këtij projekti muzikor, gjithashtu rëndësia që po u jepet trashëgimisë kulturore nga artistët e rinj.

    Intervista me Erëmira Çitakun

    Insajderi: Na flisni pak për këtë projekt dedikuar veprimtarisë së ndjerit Shaqir Hoti?

    Erëmira Çitakun: Fillimisht nuk është parapa me u dediku se ky është projekt që ka mbet domethënë qysh prej 2019, po për shkak të pandemisë nuk e kemi  realizu, mirëpo koncepti i projektit është përputh shumë me iden e dedikimit edhe ne e kemi pas bashkëpunëtor  e kemi vizitu shpesh të ndjerin  edhe gjatë pandemisë ai ndërroi jetë kështu që ka qenë edhe emocionuese që pikërisht jemi mbledh një grup artist  edhe ja dedikojmë Shaqir Hotit këtë projekt. Ky projekt ka të bëjë me një lloj paralele që i bëhet digjitalizimin me botën e internetit virtualen domethënë me shpërndarjen e informacionit shpërndarjen e muzikës posaqërisht, edhe kjo është realisht frymëzimi që e kom marr unë si koncept edhe e kam bërë një  paralele me proceset natyrore të shpërndarjes së ujit nëpër oqeane dhe në atmosfere, kështu që ka shumë motive tradicionale jemi një grup shumë frymëzues sidomos kur punojmë së bashku prej kolegëve të mi siç është Liburn Jupolli, Luan Durmishi që kemi pas një eksperiencë shumë të gjatë në punë bashk dhe e njohim shumë mirë punën e njëri tjetrit  si dhe studentëve e mi në fakultetin e arteve që punoj me ta disa vite me radhë është hera e parë që i kam involvur  në projektet e mija personale që janë pak më ndryshe se sa obligimet edhe  reporterin që e punojmë realisht në institucionin e universitetit të Prishtinës.

    Insajderi: Pse quhet projekti  Watercycle?

    Erëmira Çitakun: Watercycle domethënë paralelja në mes digjitales botës virtuale edhe proceseve natyrore në këtë rast të ujit  në botë.

    Insajderi: Ju si flautiste me përvojë, më flisni pak për rëndësinë dhe vlerat e këtij instrumenti?

    Erëmira Çitakun: Për mu personalisht është shumë i vlefshëm   prej moshës 10 vjeçare jam në  këtë  instrument.  Po përveç flautës mu më interesojnë edhe instrumentet e tjera frymore tradicionale edhe në këtë rast e përdori në projekt edhe okarinën që është  okarina e parë që e ka bërë i ndjeri  Shaqir Hoti , edhe jam shumë e emocionuar që sot do të përdori disa tinguj me këtë instrument.

    Insajderi: Ju jeni edhe profesoreshë në fakultetin e arteve, na tregoni  se a ka ambicie dhe vullnet nga studentët e juaj për të vazhduar që të merren me art?

    Erëmira Çitakun: Po normalisht ata e kanë zgjedh profesionin e tyre për me u marr me art dhe me muzikë  dhe pikërisht me flaut ku përtej gjithë atyre studentëve që janë punëtorë  ka më shumë ardhmëri, une gjithmonë e lidhi me punën sepse ajo është pika kryesore, kurse ne jemi vetëm udhërrëfyes  përmes përvojës dhe metodave që i kemi mësuar deri tash për mësimdhënie.

    Insajderi: Në këtë projekt muzikor ju keni të ftuar edhe disa nga studentët tuaj, më tregoni se a shihni ndonjë të ardhme për ata në Kosovë?

    Erëmira Çitakun: Mendoj për studentët të cilët punojnë gjithmonë ka zgjidhje në përgjithësi për ata që punojnë gjithmonë ka ardhmëri sepse unë nisem edhe nga vetja në moshë shumë të re në vitin 2002 kam filluar  pa e ditur se si organizohet një festival, kam mbledh disa kolegë, student në at kohë edhe në vitin 2002 kemi organizuar edicionin e parë të festivalit internacional të flautes kështu që e kam  parë që është e mundshme edhe me njerëz të tjerë  kam mësuar shumë gjëra domethënë është e nevojshme edhe vet iniciativa mirëpo  puna është ajo e cila është  elementi kryesor në këtë rast.

    Intervista me Liburn Jupollin

    Insajderi: Ky projekt është dedikuar veprimtarisë së ndjerit Shaqir Hoti, më flisni pak për trashëgiminë kulturore, muzikore në vendin tonë?

    Liburn Jupolli: Shaqir Hoti është një prej figurave më emblematike të folklorit tonë, specifikisht për shkak se ai  në vete e ka ngërthye tregimin, narracionin folklorik domethënë  muzika e tij veprimtaria e tij si instrumentist kompozimet e tij mbi 2000 instrumente të tija vijnë komplet si një përvojë e gjithë mbarshme me folklorik tonë. Ju mundeni me pa edhe në ekspozitën që është në muzeun kombëtar, tash instrumentet e tija ato te gjitha ngërthejnë at gjenezën dhe naracionin  folklorik qe e kemi. Trashëgimia  kulturore tek në është mjaft e pasur specifikisht kur flasim  për folklor që e përmendëm të ndjerin Shaqir Hoti ka ende shumë asete dhe akter që kanë nevojë me u  dokumentu edhe janë në proces të dokumentimit, domethënë është një pasuri shumë e madhe , Këtë rast e keni edhe kolegen e ma shumë se 17-18 vite e cila është pjesë e krejt këtij fondit të trashëgimisë shpirtërore përkatësisht ku një vend shumë të rëndësishëm  ka historia jonë moderne.

    Insajderi: Ju jeni një kompozitor, inventor, pianist mjaft i suksesshëm, më tregoni pak për sfidat dhe të mirat e juaja si muzicient në Kosovë?                                                                                  

    Liburn Jupolli: Në Kosovë mënyra se qysh funksionon ekosistemi kulturor është mjaft i ndërlikuar dhe shumë specifik në rajon. Ekosistemi jonë kulturor  përmban shumë akter të pavarur ma shumë se përqindja më e madhe e krejt veprimtarisë artistike kulturore që bëhet në Kosovë bëhet prej akterve të pavarur organizatave prej individëve. Duke mos  anashkaluar patjetër edhe gjithë veprimtarinë e madhe që e bëjnë  institucionet  tona kulturore. Me qenë akter i pavarur specifikisht ka sfidat por edhe  bukuritë e veta sepse në Kosovë prej viteve të 90 i kemi një mënyrë të menduarit shumë të pavarur e cila është krijuar prej nevojës faktikisht sepse në vitet e 90 kemi qene të përjashtuar prej sistemit që ka qenë në at kohë kështu qe ne e kemi kriju një sistem paralel siç e dini të edukimit të konceptimit të krijimit  të përformimit. Kjo kulturë na ka përcjell edhe pas luftës edhe është një prej mendësive dhe aseteve shumë të rëndësishëm që duhemi me i përdor kështu që rrjedhimisht si akter kom pas rastin në të njëjtën kohë me qenë në një vend që nashta so shumë  strukturum edhe me hek për  disa gjana teknike  strukturore  por në të njejten kohë kom pas shumë liri dhe pikërisht rasti me Erëmira Citakun me Luan Durmishin e shumë e shumë akter e kolegë tjerë besoj qe nuk kisha pas ndoshta  të njojten mundësi me zhvillu nëper vende të tjera ku nashta  vet struktura që është edhe nifar mënyre  ‘’rregulli’’ nashta më kish dergu  në  një drejtim tjetër kështu që mendoj prap se prap kultura  jonë e pavarur sidomos ka shumë asete të veçanta edhe të cilat duhet me i konsideru faktikisht si asete e jo vetëm si problematika.

    Insajderi: Ju tanimë jeni dhe këshilltar në Ministrinë e Kulturës, më tregoni se sa ka përkrahje financiare në projektet e tilla, sa i përket kulturës dhe muzikës klasike në veçanti?

    Liburn Jupolli: Ministria e kulturës  që një kohë të gjatë siç e dini  i ka disa moduse  të mbështetjes në njërën anë mbështet veprimtarinë e të gjitha institucioneve publike  shtetërore  rregullisht çdo vit po ashtu gjatë çdo viti i ka  thirrjet e veta publike  në të cilat ndahen subvencionet, ne jemi duke punuar  fuqimisht që këtë forme të subvencionimit  e cila është shumë e vjetër  tani dhe nuk i përkon  faktikisht  kërkesave që  i  ka tregu i sotëm  që është shumë i modernizuar  që është  shumë i hapur që ka shumë nevojë të përkrahet edhe në masë më të madhe. Thjesht është një sistem që është i vjetërsuar dhe duhet me u reformu,  ne jemi duke punu fuqimisht  çdo ditë dhe i kemi marr hapat e parë për ta bërë këtë reformë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark