Mesfushori me prejardhje nga Kosova, verën e këtij viti u transferua te Arsenali nga Borussia Monchengladbachu dhe deri më tani ka zhvilluar nëntë paraqitje në të gjitha garat.
Wenger para Xhakës ka preferuar mesfushorët si Santi Cazorla, Francis Coquelin, Mohamed Elneny dhe Aaron Ramsey, por trajneri francez ka insistuar se është i kënaqur me Xhakën.
“Jam i lumtur me angazhimin e tij”, ka thënë Wenger, shkruan sot tabloidi anglez Daily Mirror.
“Mendoj se është duke u zhvilluar mirë. Ndoshta nuk ka filluar në shumë ndeshje të këtij sezoni, por po adoptohet në një ligë ndryshe, me një stil ndryshe të lojës. Në përgjithësi jam i lumtur sepse çdo ditë punon shumë dhe jam i bindur se do të luajë më shpesh”, ka thënë tekniku francez.
Xhaka ka shënuar tre gola që prej transferimit të tij nga Borussia Monchengladbach tek Arsenali. /Insajderi.com