×
  • Lajme
  • Lajme

    “Why no” – Nënkryetari i Prishtinës “propozon” që mbikalimi për këmbësorë te rrethi i flamurit të bëhet muze arti

    Insajderi
    29 June 2022 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbikalimi tek rreth i madh i Prishtinës, goxha pak është shfrytëzuar nga qytatarët. Një prej tyre është interesuar të dijë nga Komuna e Prishtinës, se a mund të hapet mbikalimi për këmbësorë te rrethi i flamurit në kryeqytet.

    Ai e ka pyetur nënkryetarin e Komunës, Alban Zogajn për këtë.

    “Pershendetje Alban Zogaj, a eshte e mundur me e hap mbikalimin per kembesore, te rrethi i flamurit, afer shkolles mesme te larte? Pyes per shkak gjate veres, por edhe stineve tjera me raste, larte behet jashtezakonisht ngrohte, dhe shume kembesore nuk shohin si alternative kalimin ne te, dhe duke qene qe afer s’ka zebra ose ndonje kalim tjeter, nga nje ane ne anen tjeter, rrezikohen makinat dhe jeta (ne mase me te vogel natyrisht) e personave cilet kalojne neper asfallt. Duke e hapur besoj qe ajri do qarkullonte me shume, por dhe ai i nxehte do u largonte, po ashtu dhe aroma e ndotur qe rrjedh ne te”, shkroi ai.

    Në përgjigjen që ia dha qytetarit pas pak minutash, Zogaj dha një ide të pazakontë.

    “Ai mbikalim po perdoret shume pak, dhe si rezultat e ka humbur qellimin! Andaj, duhet te kthehet ne dicka tjeter … si psh muze i vogel i artit? #whynot”, shkroi nënkryetari i Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark