×
  • Lajme
  • Lajme

    “Wow, çfarë debilli”, komentuesin e grijnë Hisen Berishën pas lavdeve për Martin Berishajn

    Insajderi
    22 June 2024 - 00:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Takimi i Hisen Berishës së PDK-së me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk është pritur mirë në publik. Kjo pasi Berisha në të kaluarën kishte qenë kritik ndaj Berishajt.

    Berisha sot në një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shpërndarë një fotografi me ambasadorin Berishaj.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka treguar se ka marrë një dhuratë nga Berisha, një libër.

    Ai në këtë status ka ngritur lart figurën e Berishajt.

    Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. Ju faleminderit Ambasador për pritjen e dhuratën – librin“, shkroi ai.

    Kjo ka nxitur reagime në rrjet. Komentues të shumtë i dolën kundër Berishës.

    Wow, çfarë debilli, nuk po mundëm të besojë“, shkroi një komentues.

    Skandaloze tmerr, ulët paske ra, zotëri Gjeneral n’ardhsha me ju votu qatje metsha! Turp”,

    “Knaq e paske e taku poshtarin e Albinit ky Martin i ban parat me qanta milianat paret e Serbis”, ishin disa nga komentet.

    Kujtojmë se PDK dhe deputetë nga kjo parti vazhdimisht kanë kritikuar Qeverinë Kurti pas skandalit të ambasadorit Berishaj.

    Madje edhe vetë, Berisha kishte shpërndarë një fotografi ku shkruhet “Rritet tatimi pasurohet Martini”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark