Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se qasja e tyre ndaj bizneseve ka bërë që të rritet prodhimi.
“Qasja jonë e hapur ndaj biznesit ka bërë që ato të rriten, ta rrisin prodhimin, të zhvillohen e të krijojnë punësim më të madh në Vushtrri”, tha Tahiri.
Ai tha se bizneset po e vlerësojnë punën e Xhafer Tahirit si kryetar.
“Të gjitha bizneset po vlerësojnë se projekti dhe puna e Kryetarit Tahiri sjell edhe më shumë zhvillim e punësim në Vushtrri”, ka thënë Tahiri.