Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se do ta fitojnë Vushtrrinë pa balotazh.
“Sondazhi mund të reflektojë mbështetjen kur është bërë matja, por Vushtrrinë e fitojme pa balotazh”, ka thënë Tahiri.
Ai tha se fitorja pa balotazh do të bëhët për herë të parë në këtë qytet.
“Do të bëjmë histori, për herë të parë në histori të Vushtrrisë fitojmë pa balotazh”, ka shkruar Tahiri.