Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u është kundërpërgjigjur kundërshtarëve të tij, duku u thënë se nuk jeni në garë.
“Ferit, ju nuk jeni në garë, ju e Arsimi po garoni për vend të dytë prandaj debati është mes ju të dyve”, ka shkruar ai.
Tahiri ka thënë se ata nuk kanë paraqitur projekte konkrete për zhvillimin e Vushtrrisë dhe kanë qenë mosmirnjohës ndaj qytetarëve dhe donatorëve.
Postimi i plotë:
Ferit,
Ju nuk jeni në garë, ju e Arsimi po garoni për vend të dytë prandaj debati është mes ju të dyve.
Qytetarët e Vushtrrisë po e vlerësojnë një djalë të ri, të përgatitur e me vizion të qartë, me projekte konkrete për zhvillimin e punësimin në Vushtrri.
Ju në këtë fushatë nuk keni paraqitur asnjë projekt konkret zhvillimor për Vushtrrinë, keni shfaqur mosnjohje të thellë të ligjeve por edhe mosmirënjohje si për qytetarët ashtu edhe për donatorët që e kanë ndihmuar qytetin tonë këto vite. Prandaj ju, me gjuhën e urrejtjes e të inatit që keni shpërfaqur në këtë fushatë, tashmë përfaqësoni politikën e vjetër nga e cila më vjen shumë mirë që qytetarët e Vushtrrisë po shkëputen.
Shnet!