Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka premtuar se do të ndërtohen dy palestra në dy shkolla të kësaj komune.
Tahiri ka njoftuar se është përuruar palestra sportive në SHMU 1, ndërsa janë në përfundim edhe palestrat tek SHMU 2 dhe në fshatin Samadrexhë.
Postimi i plotë:
Jam krenar që përuruam palestrën sportive në SHMU 1.
Palestra shkollore këtu është dhuratë për shumë kampionë e kampione që shkolla juaj i ka dhëne qytetit të Vushtrrisë në hendboll, volejboll dhe në sportet tjera.
Po kompletohet edhe palestra te SHMU 2 e në këtë mandat është kompletuar edhe palestra në Samadrexhë.
Do të ndërtojmë edhe dy palestra tjera, te “Mustafë Venhari” dhe “Anton Zako Çajupi”.