Arsenali ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi, duke humbur kështu edhe pozitën e katërt në tabelë.
Në ndeshjen e javës së 37-të dhe të parafundit në Premierligë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta pësoi humbi në udhëtim te Newcastle.
Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në “St, James’ Park” ka përfunduar me rezultatin 2:0.
Pas ndeshjes, futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka u tregua i ashpër me skuadrën e tij pas këtij dëshpërimi, transmeton frontonline.
“Ne nuk kemi merituar të jemi në fushë. Nuk e kemi bërë atë që kishim në plan. Nuk e kemi dëgjuar trajnerin, kemi luajtur sipas vetes. Çfarë ndodhi ishte një paraqitje e tmerrshme”, deklaroi Xhaka.
Arsenali me këtë humbje ka minimizuar gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
“Topçinjtë” janë në pozitën e pestë me 66 pikë, dy më pak se Tottenhami, që ndodhet në pozitën e katërt.