Reprezentuesi i Zvicrës, Granit Xhaka, i cili nënshkroi me Arsenalinh në verën e vitit 2016 në një intervistë për Sky Sports pas ndeshjes ka kritikuar bashkëlojtarët, transmeton Insajderi.
“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Nga minuta e parë deri në të 90-ën nuk e merituam të ishim në fushë,” tha ish-ylli i Borussia Monchengladbach.
“Nëse dikush nuk është gati për këtë lojë, qëndroni në shtëpi. Nuk ka rëndësi mosha juaj. Nëse jeni nervoz, qëndroni në stol ose qëndroni në shtëpi” – theksoi tutje Xhaka.
Pas humbjes së djeshme, Arsenali me këtë humbje ka minimizuar gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
“Topçinjtë” janë në pozitën e pestë me 66 pikë, dy më pak se Tottenhami, që ndodhet në pozitën e katërt.
/Insajderi