×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Xhaxhai i Glauk Konjufcës kërcënon grevistët: Brirët qe i keni sprehur do ju thehen shumë shpejtë

    Insajderi
    01 September 2022 - 15:29

    Kërcënimet e Qeverisë Kurti ndaj grevistëve duket se nuk kanë mjaftuar. Një deklaratë thumbuese ka ardhur edhe nga xhaxhai i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfcës.

    Rabit Konjufca përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se 25 mijë arsimtarë janë manipuluar nga Rrahman Jasharaj.

    Ai me ironi shkroi se mësimdhënësve është duke iu konvenuar greva vetëm për një arsye: Ia mundëson që të pushojnë.

    Konjufca më tej kërcënoi grevistët duke thënë se “brirët qe i keni shprehur në krye me Rrahmonët do ju thehen shumë shpejtë”.

    Grevistët janë duke u përballur me kërcënime e linçime të shumta nga eksponentët e pushtetit, duke përfshirë këshilltarë ministrash, përkrahës e analist pro pushtetit.

    Madje, pushteti vendosi që grevistët t’iu ndalen pagat, një veprim që ka alarmuar shumë njerëz të skenës publike. Ky veprim brutal kundër grevistëve po cilësohet si i rrezikshëm për demokracinë e vendit.

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar dje se është bërë ekzekutimi i pjesshëm i pagave të punonjësve publikë, por, sipas tij, jo të gjithë i kanë marrë rrogat.

    Sipas ministrit kjo ka ndodhur për shkak të situatës së krijuar me grevat që kanë nisur më 25 gusht, pra për shkak të vonesave në procesimin e listave të atyre që kanë punuar dhe të atyre që nuk kanë punuar.

    “Greva e deklaruar në fund të muajit gusht ka krijuar nevojën që të riprocesohen llogaritjet për disa organizata buxhetore.Ne kemi bërë kërkesë nga organizata buxhetore që të përditësojnë listat por vonesa në këtë proces ka pamundësuar  gjithë procedimin e pagave ditën e sotme”, tha ministri Murati.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark