×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhemajlaj: Nekovci, Komorani dhe tërë Drenasi po e kërkojnë ndryshimin

    Insajderi
    17 October 2017 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nisma për Kosovë sonte ka mbajtur tubim zgjedhor me simpatizantët e saj në fshatin Nekovc të Drenasit, ku u premtua zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe përkrahje për rininë e kësaj komune.

    Kandidati i Nismës për Kosovë për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj tha se programi i Nismës është i përshtatshëm për kushtet dhe nevojat e Drenasit, i cili është përgatitur nga njerëz profesionist, të cilët janë bashkuar me Nismën, jo për interesa personale, por për ta zhvilluar Drenasin.

    “Kemi pritur që 17 vite, kemi pritur që vendi jonë, me resurset natyrore me rininë që e ka, do ta ketë një perspektivë më të madhe. Pritjet tona nuk ka rezultuar suksesshme, për shkak se njerëzit të cilët kanë marrë përgjegjësi, nuk kanë pas objektiv kryesor zhvillimin e Drenasit dhe mirëqenien e popullatës, por synimi dhe objektivi i tyre kryesor ka qenë që si të pasurohen vet. Pra, Nekovci, Komorani dhe tërë Drenasi po e kërkon ndryshimin dhe atë ndryshime e kanë gjetur te Nisma për Kosovën”, tha Xhemajlaj, i cili shtoi se Drenasi ka mëritur të zhvillohet edhe 40 për qind më shumë.

    Kurse kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi tha se ata do të mbrojnë liritë e qytetare, kombëtare dhe njerëzore. “Jemi këtu, për t’u betuar para jush në një formë, që do t’i mbrojmë të drejtat e juaja, që do të jemi në shërbim të qytetarëve të Drenasit, natyrisht dhe të fshatit Nekovc”, tha Krasniqi dhe kërkoi që të votohet kandidati i Nismës për kryetar të Drenasit.

    Në këtë takim elektor, u prezantuan edhe dy kandidatët e Nismës për Asamble të Drenasit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark