Sipas raportimeve të gazetës “Football Insider”, Xherdan Shaqiri ka vendosur të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni.
Ish-futbollisti i Bayern Munich nuk është i kënaqur me minutazhën tek Liverpool, duke u paraqitur në vetëm 21 ndeshje këtë sezon, ku shtatë prej të cilave si titullar.
29-vjeçari është transferuar në Anfield gjatë vitit 2018’të dhe ka kontratë deri në vitin 2023. /Insporti.com/