×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Xherdan Shaqiri në formë fenomenale me Chicagon Firen, shënon gol të bukur

    Insajderi
    24 July 2022 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Chicago Fire në udhëtim te Vancouver Whitecaps 1:3.

    Futbollisti nga Kosova ishte protagonist në këtë sfidë me një gol dhe një asistim.

    Në minutën e 13-të, ylli gjilanas shënoi një gol të bukur nga distanca për 0:1.

    Kurse, në fund të ndeshjes, Shaqiri asistoi te goli i Muellerit për 1:3.

    Ndryshe, tani Shaqiri ka katër gola dhe nëntë asistime me skuadrën amerikane.

    Fitorja e sotme e ngrit Chicagon në vendin e nëntë në Konferencën e Lindjes në MLS.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark