Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Yaya Toure dhe mbrojtësi argjentinas Pablo Zabaleta, planifikohen të jenë pjesë e planit pastrues që do t’i bëjë Guardiola Manchester Cityt vitin e ardhshëm.
Të dy futbollistët janë nën lupën e gjigantit italian, Inter dhe mund të kalojnë atje gjatë verës, njofton Daily Mail.
Trajneri i Interit Robero Mancini ka shprehur hapur dëshirën e tij që të transferoj në “Meazza” mesfushorin që e kishte pasur nën drejtim sa ishte pjesë e Cityt.
Ndërsa Zabaleta po ashtu shihet si pjesë e kontingjentit që do të largojë spanjolli Guardiola me ardhjen e tij në City dhe mbrojtësi është i lidhur me një bashkim me kontingjentin e madh argjentinas tek Interi.
Toure i cili më parë ka qenë pjesë e Barcelonës ishte larguar, pikërisht pas marrëdhënieve jo të mira me teknikun spanjoll.