Skuadra kampione në elitën e basketbollit kosovar, KB Golden Eagle Ylli ka filluar merkaton pas dy largimeve të rëndësishme si Kastrati dhe Tmusic.
Dy herë fituesit e Art Motion Superliga, kanë bërë një nga transferimet më të mëdha viteve të fundit në basketbollin kosovar.
Scott Douglas Bamford, është pjesë e Suharekasve, raporton ekskluzivisht Gazeta OLLE.
32 vjeçari ka një karrierë fantastike, dhe do të jetë i gatshëm për skuadrën e Adis Besiragic, duke filluar nga garat evropiane.
Bamford në të kaluarën ishte pjesë e Sevilla, Murcia, Bilbao, Dinamo Sassari, Buducnost, Mans Sarthe.
Siç mëson Gazeta OLLE, nga burimet e afërta me klubin, sot mund të bëhet zyrtarizimi i transferimit të parë për edicionin 2022/23 te suharekasit.