×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Ylli i Brazilit që mahnit botën me golat e tij, por nuk po e kalon dot provimin e patentës

    Insajderi
    01 December 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka lojtarë që mund të bëjnë gjithçka në fushë, pasime, goditje, asiste, gola, por kur vjen puna për të bërë diçka në dukje të thjeshtë, ata thjesht nuk mund ta bëjnë atë. Jemi mësuar të shohim futbollistë milionerë që lëvizin me shpejtësi në supermakina luksoze dhe shumë të shtrenjta.

    Kjo është sigurisht ajo që Richarlison de Andrade, sulmuesi i Tottenhamit dhe i kombëtares braziliane do të dëshironte të bënte, por ai thjesht nuk mund ta marrë lejen (patentën) e drejtimit.

    Të gjithë e kemi parë të shënojë dy gola kundër Serbisë gjatë këtij Botërori në Katar, por marrja e patentës duket të jetë shumë më e komplikuar për Richarlison sesa ta përplasë topin në rrjetën e portës kundërshtare.

    Vetë sulmuesi, kohët e fundit i tha transmetuesit “Ronaldo TV” se nuk e kaloi provimin e teorisë për patentën e tij, duke pranuar se kishte studiuar vetëm 200 nga 900 nocionet e nevojshme për të kaluar testin. Arsyeja? “Më duhej të shkoja me pushime”, – pranoi ai.

    Në fakt, mungesa e përpjekjeve e bëri atë të marrë rezultatin 36 nga 56 pikë, sa duhen. Për më tepër, arsyetimi i dhënë është se provimi është tërësisht në anglisht, një gjuhë që ai duhet ta kuptojë duke qenë se jeton në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2017.

    Shkurt, kush e di nëse do të përdorë transportin publik, biçikletën apo ndonjë mjet tjetër për sa kohë nuk ka leje drejtimi, edhe nëse paguhet mbi 4.5 milionë euro në sezon. Shumë e majme sa për të pasur një shofer personal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark