09:08 - 18 Korrik 2022

Mohamed Ihattaren është kërcënuar nga disa persona të pa njohur. Ihattaren pas pranimit të kërcënimeve nuk është paraqitur në fazën përgatitore të Ajaxit që po e zhvillon në Austri, raporton Insajderi.

Ihattaren, 20-vjeçar, sipas medieve holandeze është kërcënuar dhe ndihet i frikësuar për jetën tij.

Sipas medieve holandeze, ky kërcënim nuk ka të bëjë me tifozët e klubit apo të kundërshtareve, por është një çështje private e tij.

Ajaxi dhe trajneri Alfred Schreuder i kanë dhënë mbështetje maksimale në këtë situatë, madje trajneri Schreuder e ka vizituar në shtëpinë e tij.

Mesfushori Ihattaren është në pronësi të klubit italian Juventus por që është i huazuar në Ajax. /Insajderi/