Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të ndikojë padyshim edhe në botën e sportit me protagonistë personat që i përkasin këtyre dy vendeve, siç është edhe rasti i lojtarit të hokejit Ivan Fedotov i cili arrestua me forcë nga ana e ushtrisë ruse
25-vjeçari sapo kishte firmosur një kontratë të majme me ekipin e Filadelfia Flaiers të cilët i kishin ofruar një shumë prej 1.1 milionë dollarë për firmën në marrëveshje.
Fedotov u filmua teksa në një vizitë në vendlindje ishte ndaluar nga ana e autoriteteve shtetërore të cilat e kishin marrë me forcë lojtarin duke për shkak të disa komenteve të cilat ai i kishte bërë ndaj presidentit të vendit Putin dhe shihet teksa e arrestojnë atë duke përdorur dhunë.
E ardhmja e Fedetov mbetet ende mister, me skuadrën e tij të re Filadelfian që po punon për të ndihmuar lojtarin e tyre në zgjidhjen e kësaj çështje