Leonit Abazi ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me Prishtinën.
Mbrojtësi gjilanas si gjithmonë ishte titullar për bardhekaltërtit në sfidën ndaj Llapit që kryeqytetasit e fituan 1-2.
E ndeshja në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë ishte e fundit për të me fanellën bardhekaltër.
Abazi ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram duke falënderuar Prishtinën.
“Faleminderit FC Prishtina”, ka shkruar Abazi.
Ai tani mbetet futbollist i lirë dhe e ardhmja e tij duket se është në Suharekë ku është raportuar se ka marrëveshje me kampionin e ri të Kosovës, FC Ballkanin.