×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ylli i Manchester Cityt mbledh parat për të blerë tre drone për ushtrinë ukrainase

    Insajderi
    23 June 2022 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një nga futbollistët më të mirë në Ukrainë, Oleksandr Volodymyrovych Zinchenko, vazhdon të kontribuojë në luftën e vendit të tij kundër Rusisë.

    Ai tashmë përmes një apeli në Instagramin e tij bën thirrje për grumbullimin e parave për blerjen e tre dronëve “Bajraktar”.

    Vlera e çdo avioni është rreth pesë milionë dollarë, paratë nuk janë pak, por futbollisti i Manchester City beson se mund të mblidhen shpejt.

    – Shuma e kërkuar është 500 milionë hryvnia ukrainase (15 milionë dollarë), për një periudhë njëjavore. Por mos lejoni që këto shifra të mëdha t’ju trembin, mbani mend lituanezët. U deshën tri ditë për një bajraktar. Epo, tani kujtojmë se jemi ukrainas. A ka diçka që nuk mund të bëjmë? – ka shkruar Zinchenko sipër videos.

    Që nga fillimi i pushtimit të vendit të tij nga Rusia, ky futbollist ka qenë aktiv në mbështetje dhe ndihmë të atdheut të tij, përmes mesazheve, thirrjeve dhe mbi të gjitha me veprime të tilla konkrete që synojnë përmirësimin e pozitës së Ukrainës në luftën me rusët në çdo segment.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark