Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Premier Ligë, Aymeric Laporte, tash e tutje do të mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Spanjës, raporton Insporti.
Laporte, i cili është njëri ndër mbrojtësit kryesor të Manchester Cityt, nuk ka asnjë paraqitje me Kombëtaren e Francës, me Deschamps që preferon emra si Varane, Kimpembe dhe Umtiti.
Ndryshimi i Kombëtares erdhi pasi kërkesa e tij për dyshtetësi u pranua nga shteti i Spanjës, kjo me kërkesën e trajnerit Luis Enrique.
Mbrojtësi beson se procedurat do të kryhen me kohë, dhe ai do të jetë pjesë e “Stuhisë së Kuqe” në Evropian e këtij viti./Insporti.com/