×
Show

Ylli i muzikës Rock, kundër Trump

Insajderi
23 January 2017 - 15:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli amerikan i “Rock”-ut, Bruce Springsteen, mbështetës i Hillary Clintonit gjatë fushatës presidenciale, njoftoi publikisht se grupi i tij i është bashkuar rezistencës globale kundër presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Mendjet dhe zemrat tona janë me miliona njerëzit që dolën në marshime kundër Trumpit. Grupi ynë ‘E Street Band’ është tani pjesë e kësaj rezistence të re”, tha Bruce Springsteen, këngëtar.

Betimi i shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë dhe zotimi i tij sfidues për t’i dhënë fund “kasaphanës amerikane” u pasua nga një fundjavë protestash masive në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Qindra mijëra vetë mbushën rrugët e Uashingtonit e kryeqytete të tjera të globit, për marshimin e grave të shtunën, duke u talluar me udhëheqësin amerikan e duke shprehur qartazi pakënaqësinë me vendosjen e tij në krye të SHBA-ve.

Përpara koncertit në “Perth Arena”, Springsteen tha se edhe linja që ka ndjekur bashkë me grupin në këngët e tij të fundit është ndikuar nga fushata e Trumpit dhe marrja e Presidencës prej manjatit njujorkez.

“Përgjegjësia jonë është gjithmonë e njëjta, të dëshmojnë e të tregojmë. Kjo është detyra themelore e ‘E Street Band’. Ne vëzhgojmë dhe raportojmë për ato që shohim”, tha Springsteen.

Qe prej marrjes së postit, Trump ka firmosur urdhrin që i hap rrugën rrëzimit të “Obamacare”, ka ndryshuar faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë duke hequr nga aty çdo referencë për të drejtat qytetare, ato të komunitetit LGBT dhe ndryshimeve klimatike, e ka përforcuar planet për rinegociimin e një sërë marrëveshjeve tregtare.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark