Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë finale në kuadër të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës.
Në finalen e madhe takohen Golden Eagle Ylli dhe Trepça.
Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave do të zhvillohet sot nga ora 17:30 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Ylli në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën me seri prej 3:0, kurse Trepça eliminoi Pejën 3:1.
Kujtojmë se skuadra nga Suhareka është kampione në fuqi e Kosovës, derisa mitrovicasit synojnë titullin e parë pas dhjetë vjetëve.