×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Yllka Gashi: Menoni mirë kujt po ja qitni “kokrrën” me 14 Shkurt!

    Insajderi
    20 January 2021 - 15:00

    Aktorja kosovare, Yllka Gashi, në profilin e saj zyrtar në ‘facebook’ ka shkruar për zhvillimet e fundit politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithashtu edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.

    Gashi ka dhënë një porosi për kosovarët për t’u mbrojtur nga COVID-19 dhe gjithashtu për të menduar mirë se kë do ta votojnë më 14 shkurt.

    “Mirëmëngjesi!

    Joe Biden edhe disa orë betohet si presidenti i 46të i SHBA-ve! Ka shpresë për 2021!

    E ju vnoni maskat mirë (mlone hunën e gojën), mani distancë fizike, leni përshëndetjet për dore edhe menoni mirë kujt po ja qitni “kokrrën” me 14 Shkurt!”, ka shkruar Yllka Gashi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark